Ministri Arbër Ademi i infektuar me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi është infektuar me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur ministri në rrjetin social Facebook.

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar ai.

“Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokollet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmve në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.

Share This Article