Ministri austriak: Franca e shqetësuar nga azilkërkuesit shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një takim që kryeministri Rama pati në fund të majit të 2018 në Vjenë të Austrisë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, i pati shprehur shqetësimin  lidhur me azilkërkuesit shqiptarë.

Një vit më vonë duket se Austria nuk e ka më këtë shqetësim, por Franca po. Një fakt të tillë e konfirmoi nga Tirana  Ministri Federal për Evropën, Integrimet dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg.

Alexander Schallenberg: Situata e azilkërkuesve shqiptarë është një situatë që vazhdon, por e prek më pak Austrinë se shtetet anëtare. Me shumë ndershmëri mund të them se është një tipar i përsëritur në diskutimet me kolegët francezë.

Share This Article