Ministri Balla takim me Presidentin e EUROJUST: Koha e pandëshkueshmërisë do të marrë fund, pavarësisht se ku fshihen personat në kërkim!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar gjatë ditës së martë me Presidentin e EUROJUST Ladislav Hamran në Hagë, ku diskutoi për çështjet e bashkëpunimit në kuadër të luftës kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe sidomos kapjes së personave në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Në këtë takim Balla theksoi se koha e pandëshkueshmërisë do të marrë fund, pavarësisht se ku veprojnë apo fshihen personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Në takim u vlerësua niveli i bashkëpunimit në kuadër të skuadrave hetimore të përbashkëta, një punë që ka shënuar rezultatet më të mira ndër vendet jo-anëtare të BE-së.

Në një postim në rrjete sociale, Ministri Balla thekson se “Shqipëria ka rezultatet më të mira ndër vendet jo anëtare të Bashkimit Europian por edhe në krahasim më vendet e BE-së gjatë vitit 2023, referuar skuadrave të përbashkëta hetimore të reja. Kishim 6 skuadra gjatë vitit 2023 dhe 12 të tjera në vijim gjatë 2024 dhe jemi në proces nënshkrimi një JIT me Ekuadorin ku si shtet drejtues është Italia”.

Ministri tha më tej se Policia e Shtetit ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha skuadrave të përbashkëta hetimore me këtë institucion të BE.

“Koha e pandëshkueshmërisë do të marrë fund, pavarësisht se ku veprojnë apo fshihen personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare. Pjesa më e madhe e skuadrave të përbashkëta hetimore po hetojnë trafikimin e lëndëve narkotike, krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore dhe terrorizimin. Pjesë e të gjithë skuadrave hetimore është edhe Policia e Shtetit”, nënvizoi ministri Balla.

EUROJUST është agjencia ligjzbatuese e BE për bashkëpunimin në luftën kundër krimeve të rënda ndërkufitare.

Share This Article