Ministri bavarez: Ishim gati të qëllonim mbi aktivistin që fluturoi me parashutë në stadium

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia gjermane gati qëlloi një aktivist të Greenpeace i cili, pak para fillimit të ndeshjes midis Gjermanisë dhe Francës në Munich, preu disa kabllo televizive në çatinë e stadiumit me një parashutë, plagosi dy persona dhe u ul në fushë.

Aktivisti i Greenpeace synonte të fluturonte mbi stadium dhe të hidhte topin në fushë me parullën “Hidhni naftën” në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen e publikut për mbrojtjen e mjedisit, por gjërat shkuan keq.

Ai preu kabllot e televizionit në çatinë e stadiumit dhe pjesët e plastikës dhe metalit që ranë në tribunë plagosën të paktën dy persona, të cilët përfunduan në spital.

“Snajperët tashmë e kishin atë nën shënjestër”, tha të mërkurën, Ministri i Brendshëm për Rajonin Bavarez, Joachim Herrmann. “Nëse policia do të kishte përcaktuar se ishte një sulm terrorist, ai do ta kishte paguar me jetë”, shtoi ai.

Parashutisti përfundimisht u ul në fushë ndërsa ekipit ishin duke u ngrohur gjersa 38-vjeçari gjerman, i cili kaloi pa lëndime, u mor më pas në paraburgim.

Ai u la i lirë të mërkurën. Por një proces gjyqësor është ngritur kundër tij për “plagosjen e njerëzve, kërcënimin e udhëtimit ajror” dhe “shkelje të tjera sipas ligjit të aviacionit, të cilat kufizojnë rëndë mundësitë e fluturimit të tepërt”, tha policia.

Share This Article