Ministri britanik, Docherty: Të kënaqur që trupat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, është shprehur i kënaqur që një batalion i ushtrisë së Britanisë Madhe do t’i bashkëngjitet KFOR-it në Kosovë

“Të kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po forcojnë KFOR-in në Kosovë, duke demonstruar përkushtimin tonë ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ministri britanik Docherty, në një postim në platformën “X.

“E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka thënë Docherty.

Kujtojmë se, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se “për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetjes nëse kërkohet”.

Ishte Aleanca Veri-Atlantike (NATO) e cila ka konfirmuar se ka autorizuar forca shtesë në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Në njoftimin për media thuhet se KFOR-i do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Share This Article