Ministri britanik e pranon: Jo të gjithë do të mund të ikin nga Afganistani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace e ka pranuar në një intervistë për BBC-në se nuk do të jenë në gjendje të evakuohen të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga Afganistani.

“Në 24 orët e fundit, ne kemi tërhequr 2,000 njerëz, ose 10,000 njerëz që nga prilli. Ne jemi të fokusuar në nxjerrjen e sa më shumë njerëzve që është e mundur”, tha Wallace.

“Por niveli i sfidës është i tillë që ne nuk do të jemi në gjendje të tërheqim gjithçka”, shtoi ai.

Ai tha se duan ta zgjasin afatin e evakuimit të njerëzve përtej 31 gushtit nëse është e mundur.

“Por ata që vendosin se janë SHBA-ja dhe talebanët”, tha Wallace.

“Talibanët mund të na e bëjnë jetën shumë të vështirë. E gjitha do të varet nga marrëveshja SHBA-talebanë. Nëse Amerika vendos të mos qëndrojë pas 31 gushtit, atëherë edhe ne do të shkojmë atë ditë”, theksoi ministri britanik.

Share This Article