Ministri britanik, Michael Gove, ka thënë se raportimet që Britania e Madhe është duke e shikuar mundësinë e largimit gradual të disa kufizimeve nuk janë korrekte.
“Do të ishte gabim që të dalim para vetes në këtë rast”, tha njëri ndër ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, duke këmbëngulur se vendi duhet t’i mbajë në fuqi masat e tanishme deri në kohën kur numri i viktimave të fillojë të zvogëlohet.
Ai shtoi se faktet dhe këshillat janë të qarta që masat kufizuese nuk duhet të largohen akoma, shkruan “BBC”.
Më herët ka pasur raportime se Mbretëria e Bashkuar është duke e shqyrtuar mundëinë e largimit të disa masave të izolimit, siç janë rihapja e shkollave dhe lejimi i tubimeve të vogla publike.
Britania e Madhe është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi, bashkë me Italinë, Spanjën dhe Francën. Atje deri më tani janë shënuar mbi 15 mijë viktima dhe 114 mijë të infektuar.