Ministri britanik mbron vaksinën: AstraZeneca po shpëton jetët e njerëzve çdo ditë në gjithë vendin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i komuniteteve i qeverisë britanike, Robert Jenrick, ka mbrojtur këtë mëngjes vaksinën AstraZeneca në televizion, pas vendimit të Gjermanisë për të ndaluar përdorimin e saj për moshat nën-60 vjeç për shkak të efekteve anësore.

Duke iu përgjigjur pyetjes në Sky Neës nëse qeveria britanike kishte nevojë ta rivlerësonte vaksinën, ministri tha: “Jo, ne nuk e bëjmë, ne jemi 100% të sigurt në efikasitetin e vaksinës, që vërtetohet studim pas studimit, nga rregullatorët tanë të pavarur të klasit botëror dhe nga hulumtimet e fundit, për shembull, nga Shëndeti Publik i Anglisë që tregon se mijëra njerëz janë shpëtuar që nga fillimi i këtij viti vetëm falë programit tonë të vaksinave. “

“Njerëzit duhet të vazhdojnë të ecin përpara, të marrin vaksinën, edhe unë sigurisht kur të vijë radha ime, është një vaksinë e sigurt dhe vaksina e Mbretërisë së Bashkuar po shpëton jetën e njerëzve çdo ditë në të gjithë vendin.”

Share This Article