Ministri britanik: Nëse është e nevojshme, ne do të adaptojmë aplikacionin e gjurmimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Komuniteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Robert Jenrick ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të zhvillojë një program të dytë “test, gjurmë, ndjekje”, në rast se dështon ai që po pilotohet aktualisht në Isle of Wight.

Jenrick i tha BBC të Dielën: “Me aq sa jemi në dijeni, ne nuk po zhvillojmë një aplikacion të dytë – ne po marrim mësime nga aplikacionet e tjera që ekzistojnë në botë dhe nëse do të duhet të ndryshojmë aplikacionin tonë, ne do ta bëjmë.”

Aplikacioni i gjurmimit në Mbretërinë e Bashkuar po testohet me mbi 50,000 njerëz në Isle of Wight, ishulli i vogël në brigjet jugore të Anglisë.

Jenrick gjithashtu pranoi që situata në shtëpitë e kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar është “jashtëzakonisht sfiduese”, por ai tha që qeveria ka një “strategji të qartë”.

Ai tha se askush nuk do të lejohet të shkojë në shtëpitë e kujdesit nëse nuk janë të lira nga virusi, dhe se personeli dhe banorët do të testohen edhe nëse nuk shfaqin simptoma. (BBC)

Share This Article