Ministri britanik: Uria e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë më shumë viktima se vetë lufta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps ka paralajmëruar se uria, e shkaktuar nga mungesa e drithit dhe ushqimit për shkak të pushtimit të Ukrainës, mund të shkaktojë më shumë vdekje sesa vetë lufta.

Deklaratën ai e bëri pas një takimi me  homologun e tij ukrainas, Oleksandr Kubrakov në Gjermani javën e kaluar për të diskutuar se si mund të sigurohet ndihma për të garantuar eksportimin e grurit.

“Unë mendoj se është absolutisht thelbësore që ne ta arrijmë këtë nëse nuk duam të përballemi me urinë”, ka deklaruar ai.

Marina Mbretërore mund të dërgojë anije luftarake në Detin e Zi për të mbrojtur anijet që transportojnë grurë ukrainas, sipas raporteve.

Aleatët e Ukrainës janë të prirur të krijojnë një “koalicion të të gatshmëve” për të thyer bllokadën ruse dhe për të krijuar një “korridor mbrojtës” nga Odesa në Bosfor.

Kjo vjen mes frikës në rritje që po mbaron koha për të parandaluar një krizë botërore ushqimore në shumë vende, veçanërisht ato në zhvillim./ La Republica

Share This Article