Ministri britanik: Ushtria ruse është e lodhur dhe…

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia është tani “shtet më i vogël” si rezultat i pushtimit të Ukrainës, ka thënë Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është forca që ka qenë dikur, ka thënë Wallace, duke shtuar se ai është njeri që ka mbetur në kafazin që e ka ndërtuar vetë.

Ushtria e tij është e lodhur, ai është përballur me shumë humbje. Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar”, ka thënë Wallace për Sky News.

Wallace ka thënë se forcat ruse duket se janë duke u rigrupuar dhe duke përqendruar fokusin drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

“E kemi parë këtë gjë më herët. Gjithmonë situata përkeqësohet. Më shumë sulme për civilët, zonat e civilëve”.

Share This Article