• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Cakaj: Merret vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë

Ministri Cakaj shkon në Uashington për marrëveshjen Kosovë-Serbi

by albnews
25 June, 2020
in Albania, Kosova
0
4
VIEWS

Javën kur planifikohej takimi mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga emisari Richard Grenell, në Uashington ka shkuar edhe Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

KOHA ka arritur ta konfirmojë nga disa burime se Cakaj ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, por që vizita nuk është bërë publike e as agjenda e takimeve. KOHA merr vesh se Cakaj kishte në plan ta realizojë një takim me emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, më 26 qershor, vetëm një ditë para takimit mes delegacioneve nga Kosova dhe Serbia. Derisa takimi i 27 qershorit është anuluar pas publikimit të aktakuzës nga Prokurori i Speciales për presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, nuk dihet nëse Caka do të takohet me emisarin amerikan.

I kontaktuar në telefon nga KOHA ministri Cakaj ka refuzuar të komentojë duke thënë se përgjigjet vetëm nëpër rrugë zyrtare. Madje ka ngritur dyshime nëse është kontaktuar nga gazetari i KOHËS apo dikush tjetër.

“Nuk jap përgjigje në këtë formë, i kam kanalet e mia zyrtare të komunikimit, nuk po e di as nëse jeni gazetarë”, ka thënë Cakaj. I pyetur nëse kanë ndonjë mekanizëm nëpërmjet të cilit duhet t’i verifikojnë gazetarët, Cakaj ka refuzuar të tregojë, duke insistuar që përgjigjet të kërkohen tek këshilltarja për media Fiona Demneri. Por edhe pse KOHA i ka shkruar Demnerit prej orës 15:17, ajo nuk ka ofruar përgjigje.

Sqarime nuk ka ofruar as Endri Fuga, zëdhënës i kryeministrit, Edi Rama.

Por zyra e ambasadorit Grenell, nuk e ka mohuar as pohuar një takim të tillë, duke sugjeruar që kjo të verifikohet me qeverinë shqiptare.

“Kam frikë se nuk kam asgjë për juve në lidhje me ndonjë takim. Ndoshta këtë duhet ta verifikoni me palën shqiptare”, ka thënë shkurt Dick Custin, zëdhënës i Grenellit.

Disa ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Ministri Cakaj ndërmjetësoi arritjen e marrëveshjes mes partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet e mbajtura më 21 qershor. Ndërkaq Thaçi para nisjes për në Washington kishte paralajmëruar se temë diskutimi do të jetë edhe kërkesa e Luginës për bashkëngjitje me Kosovën, sipas plebishitit të vitit 1992. Por ka mohuar se Kosova do të japë diçka në këmbim të Luginës, edhe pse me një rast pati deklaruar se, Kosova nuk duhet të mbetet peng i “Dhuratës së Rankoviqit”, duke iu referuar komunave në veri të Kosovës.

Kryeministri Rama dhe ministri Cakaj në disa raste janë akuzuar se bëjnë pjesë në planin që implikon ndryshim të kufijve në Ballkan, krahas Vuçiqit, Thaçit dhe ish-shefes së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini. Ramës i kishte ardhur akuza edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, me të cilin ka pasur disa përplasje për shkak të dialogut dhe taksës. Kryesorja kishte qenë në takimin mes dy qeverive në vitin 2018 kur Rama në sy të Haradinajt i pati quajtur gomarë të gjithë ata që ngrenë dorë kundër Thaçit dhe ia mveshën epitetin e tradhtarit. Edhe në takimet me ndërkombëtarët Haradinaj ishte ankuar se Rama i ka bërë presion për heqjen e taksës më shumë sesa Vuçiqi. Por kryeministri shqiptar ka mohuar të jetë përzier në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama i ka dalë në mbrojtje Thaçit e Veselit, duke e quajtur të papranueshme aktakuzën e cila njerëzit më me peshë në luftën e UÇK-s i ndërlidh me rreth 100 vrasje të shqiptarëve, romëve, serbëve dhe kundërshtarëve politikë. Sipas versionit të kryeministrit Rama, aktakuza ishte një fletërrufe e revolucionit kinez që hedh baltë mbi Kosovën e shqiptarinë.

“Besoj që e kam mirëkuptimin tuaj për të komunikuar përmes kësaj foltoreje me të gjithë shqiptarët lidhur me befasinë e djeshme kur pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar se zyra e prokurorit të Kosovës njoftoi se i ka dorëzuar për shqyrtim tribunalit special aktakuzën për Thaçin dhe Veselin, që të dy nismëtarë ndaj revoltës ndaj Millosheviqit dhe UÇK, u dyshuakan për një varg krimesh që sfidojnë imagjinatën”, ka thënë Rama në Kuvendin e Shqipërisë.

Previous Post

Kosovë, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi

Next Post

Rama: Thaçi s’ka tentuar ta bllokojë punën e Speciales, ai vetë e mbështeti

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim
Kosova

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025
TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë
Albania

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

16 May, 2025
Next Post
Rama: Për shkak të pandemisë pa punë mbetën 70.000 persona

Rama: Thaçi s’ka tentuar ta bllokojë punën e Speciales, ai vetë e mbështeti

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM