Ministri danez: Ne do t’i menaxhojmë 300 qelitë në Gjilan, do ta trajnojmë stafin vendës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup ka ardhur sot në Kosovë për të finalizuar marrëveshjen, me anë të së cilës ky shtet i merr me qira 300 qeli në qendrën korrektuese të Gjilanit.

Hækkerup tha se Kosova ishte e para që i ofroi ndihmë Danimarkës për sistemimin e të burgosurve, ndërsa tregoi se bisedimet i kishin nisur me qeverinë e kaluar, raporton Gazeta Express.

“Kemi kërkuar ndihmë nga disa vende për ta zgjidhur këtë problem, por Kosova ka qenë vendi i parë që ka reaguar pozitivisht ndaj kërkesës tonë dhe është angazhuar pozitivisht më pas në dialog për këtë çështje”, tha ai.

Hakkerup njoftoi se qelitë e marra me qira nga Danimarka do të menaxhohen sipas ligjeve të Danimarkës. Por, ai shtoi se “Danimarka do të respektojë të gjitha ligjet sa i përket sistemimit dhe trajtimit të burgosurve”.

“Menaxhimi do të jetë nën lidershipin e autoriteteve të Danimarkës, por do të ketë trajnim edhe për stafin vendas. Danimarka do të respektojë të gjitha ligjet sa i përket sistemimit dhe trajtimit të burgosurve”, tha ai ndër tjerash.

Për dhjetë vitet e ardhshme, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro nga kjo marrëveshje.

Marrëveshja do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, pasi nevojiten 2/3 e votave të deputetëve për ta miratuar.

Share This Article