Ministri gjerman paralajmëron: Çmimi i energjisë do vijojë të rritet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konsumatorët në Gjermani duhet të përgatiten për çmime të larta të energjisë në periudhë afatgjatë, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck të hënën, 2 maj.

“Ne duhet të vazhdojmë të llogarisim në çmime më të larta”, ka thënë Habeck në Berlin, duke theksuar se shteti nuk mund të absorbojë të gjitha rritjet e çmimeve të energjisë – as për kompanitë, as për konsumatorët.

“Kjo është e vërteta e hidhur dhe e rëndë”.

Ai ka thënë se Qeveria federale ka krijuar një mori programesh për ndihmë për të garantuar likuiditet dhe për të mbajtur në treg furnizuesit e energjisë.

“Mirëpo ato – dhe nuk mund ta kursej askënd nga ky mesazh i rëndë – nuk ka mundësi të parandalojnë rritjen e çmimeve”, ka thënë ai pas një takimi me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Shumica e kompanive kanë kontrata afatgjata, çka ka mundësuar bllokim të çmimeve, ka thënë ai.

Kjo nënkupton që një numër i kompanive nuk do të përjetojnë pasojat deri më 2023 – dhe çmimet për disa produkte do të rriten vetëm atëherë.

Ministri gjerman ka thënë se ekonomia është nën presion të madh.

Përveç sfidave me energjinë, tregu po përballet edhe me mungesë të punëtorëve të kualifikuar.

Zinxhirët e furnizimit po ashtu janë bërë të cenueshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe pandemisë së koronavirusit.

Share This Article