Ministri gjerman paralajmëron për mutacione të koronavirusit që i rezistojnë vaksinave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman Helge Bruan, i cili është edhe mjek, ka paralajmëruar se mund të paraqiten mutacione të koronavirusit që mund t’i rezistojnë vaksinave.

Këtë parashikim Braun e ka bërë në një intervistë për “Bild am Sonntag”.

Braun ka thënë se kjo është faza më e rrezikshme e pandemisë COVID-19.

“Nëse shifrat e infeksionit rriten në mënyrë rapide, gjatë fazës së vaksinimit, atëherë rritet rreziku për shfaqjen e një mutacioni të ri të virusit që mund të jetë imun ndaj vaksinave. Në këtë rast, na duhet vaksinë e re. Duhet të fillojmë nga e para”, ka thënë Braun, që është ndihmës i kancelares gjermane Angela Merkel.

Ai ka shtuar se është tepër herët të zbuten masat.

Ai ka thënë se pret që efektet e vaksinimit të vërehen nga maji kur fillon edhe të nxehet moti.

Ai ka shtuar se në gusht mund të jetë e mundur sërish udhëtimi.

Share This Article