Ministri gjerman: Përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier tha se përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit, pas dështimit të bllokimit të plotë të vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar.

“Numri i infektimeve të reja dhe i vdekjeve nga COVID-19 ka thyer rekorde në ditët e fundit, për shkak të dështimit të kontrollit total të vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar”, tha ai.

“Shpresoj se mund të parandalojmë një mbyllje të plotë ekonomike në valën e dytë të pandemisë”, shtoi ministri.

Kjo deklaratë nga ministri gjerman në radion publike “Deutschlandfunk” pasoi masat e reja të ndërmarra të dielën nga kancelarja Angela Merkel në përpjekje për të ndaluar valën e dytë të COVID-19.

Mbyllja e re do të jetë më e rreptë dhe do të zbatohet deri më 10 janar, me dyqanet jothelbësore të mbyllura që nga e mërkura, në mënyrë që të ndalohet rritja eksponenciale e infektimeve të reja.

Share This Article