Ministri gjerman: Vaksinimi i popullit do të nisë në fillim të vitit 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa Gjermania është ende duke pritur që studiuesit e saj të zhvillojnë një vaksinë koronavirusi, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi se vaksininimi i popullsisë është vetëm disa muaj larg.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu unë supozoj se do të mund të fillojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, tha ministri.

Spahn theksoi se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe se autoritetet po planifikojnë të fillojnë përpjekjen e vaksinimit te grupet vulnerabël, si të moshuarit, punonjësit e kujdesit shëndetësor e të tjerë.

“Nëse të gjithë kuajt arrijnë vijën e finishit, ne do të kemi shumë vaksina,” tha ai.

Aktualisht, koronavirusi ka shkaktuar mbi 1 milion viktima, 9600 prej të cilëve në Gjermani.

Share This Article