Ministri grek në Kosovë rikonfirmon mbështetjen për integrim në BE, Konjufca i kërkon t’i njohin si shtet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim Ministrin e Jashtëm të Greqisë, z. Nikos Dendias me delegacionin që e shoqëronte.

Ministri i Jashtëm Dendias e uroi Konjufcën për detyrën dhe konstituimin e institucioneve të reja në Kosovë. Ai ritheksoi qëndrimin e shtetit grek për mbështetjen e Kosovës rreth liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu ministri Dendias vuri në pah se qëndrimi i Greqisë karshi Kosovës ka qenë konstruktiv, duke përmendur bashkëpunimet e deritashme në fushën e zhvillimit ekonomik, të energjisë dhe kontributin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it.

Konjufca falënderoi për vizitën ministrin Dendias, teksa shprehu gatishmërinë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe dobishmërinë që do ta kishte për Republikën e Kosovës njohja nga ana e Greqisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Z.Konjufca vlerësoi se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet.

Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe e pajtimit të plotë mbi interesat reciproke të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun me Serbinë.

Share This Article