Ministri Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Senatin e Spanjës, ku u takua me Zëvendëskryetarin e Parë, Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Hoxha njoftoi në rrjetin social X se “në takime u zhvilluan diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë”.

Me anëtarët e Senatit u  rikonfirmua angazhimi i  përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare”, shkroi Hoxha.

Postimi i Ministrit Ferit Hoxha:

Kënaqësi e veçantë të vizitoj Senatin e Spanjës dhe të takohem me Zëvendëskryetarin e Parë, z. Javier Maroto, Kryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme, znj. Pilar Rojo Noguera, si dhe me anëtarë të Senatit në Madrid.

Zhvilluam diskutime të thelluara mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ecurinë e negociatave të Shqipërisë, duke rikonfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për një proces anëtarësimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës, ndërsa shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi marrëdhëniet transatlantike dhe rolin në rritje të diplomacisë parlamentare.

Share This Article