Ministri i Arabisë: Prodhuesit e naftës “superheronj” nuk funksionojnë më

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prodhuesit e naftës që u ndjenë si të dëbuar në konferencën e klimës COP 26 vitin e kaluar tani po trajtohen si superheronj. Kështu është shprehur ministri i Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe Suhail al-Mazrouei.

“Unë mendoj se në COP 26 të gjithë mendonin se ishin të paftuar dhe të padëshiruar, por tani ne jemi përsëri superheronj. Nuk do të funksionojë kështu”, tha ai.

Vendet në zhvillim të pasura me burime shpesh kanë kundërshtuar thirrjet për një largim të shpejtë nga karburantet fosile, duke argumentuar për një tranzicion më të rregullt.

Mazrouei theksoi nevojën për investime në naftë dhe gaz krahas burimeve të rinovueshme edhe pse po ndodh tranzicioni i energjisë, duke thënë se OPEC+ duhet të zëvendësojë të paktën 5-8 milionë fuçi të humbura çdo vit për të mbajtur prodhimin aty ku është.

Emiratet e Bashkuara Arabe do të punojnë me OPEC+ për të siguruar që tregu i energjisë të jetë i qëndrueshëm, tha ai.

Share This Article