Ministri i Drejtësisë së Britanisë së Madhe, David Gauke tha sot se beson që Parlamenti do të gjejë mënyra për të parandaluar që kryeministri i ri i vendit, do ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian pa arritur një marrëveshje.
Boris Johnson, që konsiderohet kandidati favorit për ta pasur Theresa May në postin e kryeministrit, ka deklaruar se Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa marrëveshje.
Ndërkaq, Parlamenti britanik vazhdimisht ka shprehur qëndrimin se nuk duhet të ketë Brexit (dalje të Britanisë nga BE-ja) pa marrëveshje.
“Duke pasur parasysh se shumica parlamentare nuk duan një Brexit pa marrëveshje, unë mendoj se ndoshta do të ketë një mënyrë parlamentare, e cila do të mund ta ndalonte një gjë të tillë”, tha Gauke për BBC TV.
“Ka një element të pasigurisë lidhur me këtë (daljen e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje), por mendoj se ka gjsa që Parlamenti të gjejë një mekanizëm”, që të mos ketë Brexit pa marrëveshje, tha ministri Gauke.
Marrëveshja e arritur në nëntorin e kaluar ndërmjet Britanisë dhe BE-së për daljen nga blloku është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik.