Ministri i Infrastrukturës i Kosovës takim me kryebashkiakun e Shkodrës, në fokus linja hekurudhore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn Aliu, së bashku me deputeten Mimoza Kusari janë pritur nga Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci. Në qendër të këtij takimi ka qenë linja hekurudhore Shqipëri-Kosovë,  ku tashmë siç dihet ky investim madhor do të kalojë nga Shkodra.

Kryetari i bashkisë Shkodër, në fjalën e tij u ndal tek rëndësia e linjës hekurudhore dhe kthimin e Shkodrës në një qendër të rëndësishme rajonale si një portë e rëndësishme për vendin që kthehet nëpërmjet kësaj linje hekurudhore.

Për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu duke u ndalur tek marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se Shkodra jo më kot ka qenë një qendër dikur që po rijetëzohet dhe merr formën e saj sërish.

E pranishme  në këtë takim ka qenë edhe Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali e cila gjatë diskutimeve e ka cilësuar këtë nyje të re lidhëse mes dy vendeve që kalon në Shkodër një prioritet të qeverise shqiptare. Pas takimit në zyrën e kryebashkiakut Beci, të gjithë së bashku inspektuan nga afër stacionin hekurudhor të Mjedës, që do kthehet në një pikë lidhëse e rëndësishme e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë. Hekurudha Shqipëri – Kosovë përllogaritet të ketë një kosto prej 700 milion euro, ndërkohë që kalimi i kësaj linje nga Shkodra, ka qenë një nga temat e dakordësuara nga dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duke e kthyer Shkodrën në një pol të rëndësishëm rajonal në të gjithë Ballkanin për rëndësinë që do të marrë kjo linjë hekurudhore.

Share This Article