ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla 48 minutes ago
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar 50 minutes ago
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps 51 minutes ago
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin 52 minutes ago
Sekuestrohen 30 mijë kafshë dhe 10 tonë bimë, INTERPOL godet tregtinë e errët 55 minutes ago
Next
Prev
Home UK

Ministri i Jashtëm britanik zbulon planet e grupit terrorist serbi: Nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, grupi i Banjskës do të…

albnews by albnews
9 January, 2024
in UK
0
Ministri i Jashtëm britanik zbulon planet e grupit terrorist serbi: Nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, grupi i Banjskës do të…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik për vizitën e tij në Kosovë. Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ai ka thënë se nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, Cameron thotë se do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.

RelatedPosts

Të pastrehët në Londër, zona e famshme e kryeqytetit britanik shndërrohet në “strehë” nate

Britani/ U vranë në mënyrë makabre me thikë, këngëtarja e njohur shpërthen në lot gjatë takimit me familjarët e viktimave

Britani: Hajdutët vjedhin qindra artefakte nga Muzeu i Bristolit

Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës nuk kishin thjeshtë armë, por kanë qenë ta pajisur me mjete shumë të rënda.

“E kemi shumë të qartë pamjen se çfarë ka ndodhur atë ditë.  Pikëpamja ime është që sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Nëse shikon tek sasia e armëve që ishin sjellë në Kosovë dhe numrin e njerëzve, nëse ky grup nuk do të ishte ndalur nga operacioni i Policisë së Kosovës, do të kishte një varg sulmesh në stacionet e Policisë së Kosovës, do të kishte barrikada nëpër rrugë… ata nuk kishin thjeshtë armë, ata ishin të pajisur me pajisje shumë të rënda”, ka thënë Cameron, raporton Gazeta Express.

Kryediplomati britanik ka thënë se është i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ka qenë sulmi i Banjskës dhe se kjo ka qenë edhe arsyeja e udhëtimit në Kosovë, për të takuar nga afër KFOR-in, komandantin e forcave britanike dhe për të provuar që të bëjë një vlerësim vetë për natyrën e asaj që po ndodh në Kosovë.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm sesa i rrezikshëm ishte, dhe kjo është edhe arsyeja pse isha në Kosovë dhe takova KFOR-in dhe komandantin e forcave britanike dhe të tjerët, për të provuar të bëj një vlerësim vetë, për natyrën e asaj që po ndodhë në Kosovë”, ka thënë Cameron.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

Hidrocentrale pa kufi: Ballkani “hambar” i HEC-eve të vogla

12 December, 2025
Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

Një mashtrim qeveritar/ Air Albania shet bileta me liçencë të pezulluar

12 December, 2025
Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

Arrestimi i drejtorëve zhyt shtetin në kolaps

12 December, 2025
Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

Tension në GJKKO: Gjykatësja e mban në kafaz Veliajn, kryetari i bashkisë largon avokatin

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result