Ministri i Jashtëm grek viziton sot Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë ditën e sotme.

Ai do të takohet fillimisht me anëtarë të minoritetit grek në Himarë dhe më pas me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Agjenda e kreut të diplomacisë helene përfshin edhe takime me kryeministrin Edi Rama dhe homologen Olta Xhaçka.

Xhaça do të presë Dendias në orën 11:00 dhe më pas do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Bisedimet do të përqendrohen në çështje me interes rajonal dhe evropian, duke pasur në fokus marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë në të gjitha fushat. /

Share This Article