Ministri i Jashtëm grek viziton Tiranën për paktin detar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e nesërme pritet që Tiranën ta vizitojë Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, ndërsa në fokus të bisedave do të jetë afrimi i palëve drejt një marrëveshje për detin.

Media greke shkruan se takimet do të jenë vendimtare për arritjen e një pakti detar dhe se qëllimi i vizitës është pikërisht nisja e diskutimeve për të arritur në një marrëveshje.

Ministri i Jashtëm grek do të mbërrojë në orën 11:00 në Rinas dhe fillimisht do të takohet me Ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Më pas Dendias do të takojë Ramën me të cilin do kenë dhe një konferencë për shtyp. Në axhendë parashikohet dhe një takim me Presidentin Meta.

Share This Article