Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova meriton liberalizimin e vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në konferencën ndërparlamentare të organizuar nga Piero Fassino, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio kërkoi nga Evropa të mbështesë Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjen për të negociuar me një perspektivë konkrete integrimi.

“Ai theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe meriton liberalizimin e vizave”, shkruan ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando në një postim në Twitter.

Ndryshe, në seminarin mbi Ballkanin Perëndimor me temën “Ballkani Perëndimor: midis multi-polaritetit dhe procesit të integrimit evropian”, organizuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Piero Fassino, u tha se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa i takon Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun pasi është qenësor për aspiratën evropiane të të dyja vendeve.

Share This Article