Ministri i Jashtëm iranian kundërshton thirrjet për armëpushim: Do të luftojmë për popullin tonë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të ‘luftojë për hir të popullit tonë.

Abbas Araghchi hodhi poshtë thirrjet për armëpushim në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai ka akuzuar se SHBA-të dhe Izraeli “po vrasin njerëzit”.

Ai thotë se Izraeli dhe SHBA-të e kanë thyer tashmë armëpushimin e arritur për t’i dhënë fund luftës 12-ditore.

“Luftës i duhet një fund i përhershëm”, tha ai, duke shtuar: “Nëse nuk arrijmë deri aty, mendoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë për hir të popullit tonë dhe sigurisë sonë.”

Share This Article