ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi Edward feston sot ditëlindjen e tij të 90-të 10 minutes ago
Donald Trump ka deportuar gati 500,000 ‘imigrantë të paligjshëm’ deri më tani këtë vit 22 minutes ago
Kina kërcënon me tmerr Luftën e Tretë Botërore me sulm bërthamor brenda 20 minutash – ‘Kjo është luftë’ 31 minutes ago
Fillon ‘lufta në Karaibe’: Kombi latino-amerikan paralajmëron Trumpin për përgjigje të armatosur ndaj anijes së bombarduar 43 minutes ago
Titujt e Gazetave ne UK 50 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Ministri i Jashtëm turk: Armëpushimi në Gaza mund të shpallet sonte nëse palët arrijnë marrëveshjen

albnews by albnews
9 October, 2025
in Bota
0
Ministri i Jashtëm turk: Armëpushimi në Gaza mund të shpallet sonte nëse palët arrijnë marrëveshjen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ka deklaruar se armëpushimi në Gazë mund të shpallet që sonte nëse Izraeli dhe Hamasi arrijnë një marrëveshje gjatë mbrëmjes.

“Nëse sot arrihet konsensusi, armëpushimi do të ndërmjetësohet. Palët treguan vullnet të madh për lirimin e të burgosurve dhe pengjeve,” ka theksuar ai gjatë një deklarate krah ministrit të Jashtëm të Sirisë.

RelatedPosts

Donald Trump ka deportuar gati 500,000 ‘imigrantë të paligjshëm’ deri më tani këtë vit

Kina kërcënon me tmerr Luftën e Tretë Botërore me sulm bërthamor brenda 20 minutash – ‘Kjo është luftë’

Fillon ‘lufta në Karaibe’: Kombi latino-amerikan paralajmëron Trumpin për përgjigje të armatosur ndaj anijes së bombarduar

Fidan tha se bisedimet po përqendrohen në katër prioritete, ku “është arritur shumë përparim deri tani”: lirimi i pengjeve izraelite dhe i të burgosurve palestinezë, linjat e tërheqjes së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), ndihma humanitare dhe kushtet e një armëpushimi të mundshëm.

Ndërkaq, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi ditën e djshme se Shtetet e Bashkuara janë në negociata për të përfunduar luftën në Gazë dhe për të sjellë një paqe më të gjerë në Lindjen e Mesme, duke theksuar mundësinë e një marrëveshjeje të shpejtë.

Këto komente erdhën gjatë një konference shtypi në zyrën Ovale, ku Trump priste kyeministrin kanadez Mark Carney, në një takim që synon të trajtojë tensionet tregtare mes dy vendeve, por që u kthye në një platformë për diplomacinë globale.

Duke folur për planin e tij të propozuar në shtator për Gazën – një iniciativë 20-pikëshe që parashikon lirimin e pengjeve izraelitë, tërheqjen izraelite nga pjesë të Gazës dhe transformimin e zonës në një “territor pa terror dhe i deradikalizuar” – Trump tha se “ka një mundësi që të kemi paqe në Lindjen e Mesme, diçka edhe përtej situatës në Gazë. Ne duam lirimin e menjëhershëm të pengjeve, etj.”

Ai shtoi se “ekipi ynë është atje tani. Një ekip tjetër sapo u nis, dhe pothuajse çdo vend tjetër në botë ka mbështetur planin”. “Ka një shans të vërtetë që të bëjmë diçka”, nënvizoi ai.

Trump përsëriti se “jemi shumë afër një marrëveshjeje për Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në të gjithë rajonin”.

albnews

albnews

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result