Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Do bëjmë stërvitje të përbashkëta ushtarake, të udhëhequra nga SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se Forcat ushtarake të Kosovës do të bëjnë stërvitje të përbashkëta me forcat amerikane, të udhëhequra prej këtyre të fundit.

Mehaj ka theksuar se me projektligjin e miratuar nga Senati Amerikan, Ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-së.

Përmes një shënimi në Facebook, Mehaj ka përshëndetur vendimin e Senatit Amerikan, për projektligjin që parashikon bashkëpunimin midis Kosovës dhe SHBA-së, në fushën ushtarake.

Ai tha se me këtë projektligj, ushtria e Kosovës do ketë trajnime të përbashkëta ushtarake nën udhëheqjen e SHBA-së.

“Sipas këtij projektligji ushtria jonë së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA”, ka thënë ai.

Ngritja e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, shkollimi e trajnimi sipas Mehajt do të zhvillohen me mbështetjen e SHBA-së.

Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtarake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmehaj.armend%2Fposts%2F603618911879493&show_text=true&width=500

Share This Article