Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Ministri i ri gjerman me dorë të hekurt, njofton masat e reja për azilantët < ALB UK News

ALB UK News

Ministri i ri gjerman me dorë të hekurt, njofton masat e reja për azilantët

Horst Seehofer do që menjëherë pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm të takohet me të gjithë punonjësit dhe institucionet vartëse për të përpiluar një “masterplan për procedura më të shpejta për azilin dhe për dëbime të vendosura”. Kështu tha politikan i CSU-së për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve”, tha Seehofer.

RelatedPosts

Në përgjithësi, ai deklaroi se “toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë zero”. “Ne duam të mbetemi një vend kozmopolit dhe liberal, por kur është fjala për mbrojtjen e qytetarëve kemi nevojë për një shtet të fortë dhe unë do të kujdesem për këtë”. Policia duhej të pajisjet me teknikë optimale. “Ne kemi nevojë për mbikëqyrje efektive me video në të gjitha pikat e nxehta në vend”, tha ministri i ri i Brendshëm.

Schwesig: “Debate të ndershme”

Kurse zëvendëskryetarja e SPD-së, Manuela Schwesig, i bëri thirrje partisë së saj që të diskutojë hapur për deficitet në integrimin e refugjatëve. “Ne të gjithë, përfshirë edhe SPD-në, duhet të pranojmë se duhet ta zhvillojmë debatin mbi kufijtë realë të integrimit më fort dhe më sinqerisht, pa e shtruar për diskutim pranimin e refugjatëve”, tha kryeministrja e landit Mecklenburg-Vorpommern për gazetën “Welt am Sonntag”.

Schwesig kritikoi se edhe SPD-ja ua ka bërë jashtëzakonisht të lehtë radikalëve dhe ekstremistëve të djathtë. “AfD nxit frikëra që i duhen për për suksesin e saj.” Detyra e SPD-së është t’i kuptojë frikërat ekzistuese, t’i trajtojë ato dhe të ofrojë zgjidhje”- tha ajo.

Live ALBUK TV

Recent News