Ministri i Shëndetësisë në Angli: Varianti i ri i Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ka dalë jashtë kontrollit varianti i ri i COVID-19 i cili e detyroi qeverinë e Britanisë së Madhe të vendos izolim të ri në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë festave të fundvitit”, është shprehur të dielën ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Hancock tha se varianti i ri i COVID-19, i cili mund të përhapet më shpejt se llojet e tjera, por që nuk është më i rrezikshëm sesa ta, duhej mbajtur nën kontrolluar. Ndërsa bllokimin e ri, ai e quajti “fund të tmerrshëm për atë që ka qenë një vit i vështirë”.

“Masat e reja na duhen më shumë për ta kontrolluar përhapjen e variantit të ri sesa për ta kontrolluar përhapjen e variantit të vjetër”, shtoi ai.

Pjesë të mëdha të Anglisë juglindore, përfshirë Londrën, janë tashmë nën kufizime më strikte, në përpjekjen për ta frenuar përhapjen e virusit që siç thuhet, ka një nivel përhapje 70 për qind më të lartë.

Qytetarëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe grumbullimet sociale do të limitohen në ambiente të hapura.

Share This Article