Ministri i Shri Lankës që besonte se shurupi mund ta mbronte, infektohet më Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Shëndetësisë së Shri Lankës, i cili ishte kritikuar për konsumimin e një shurupi bimor, ka dalë pozitiv për COVID-19.

Një zyrtar i MSH-së ka konfirmuar se Pavithra Wanniarachchi është infektuar. Ajo dhe njerëzit me të cilët ka pasur kontakt janë vetizoluar.

Doktorët kishin thënë se nuk ka baza shkencore se shurupi është ilaç shërues ndaj koronavirusit, transmeton AP. 

Mijëra njerëz u mblodhën në radhë të gjata në dhjetor në Kegalle, për ta marrë shurupin disa ditë pasi Wanniarachchi dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë e kishin konsumuar publikisht.

Prodhuesi i shurupit tha se formulën për të e kishte marrë përmes fuqive të tij hyjnore. Për një media lokale, kishte thënë se perëndesha Kaali i kishte dalë në ëndërr dhe i kishte dhënë recetën për të shpëtuar njerëzimin nga virusi.

Share This Article