Ministri izraelit: Edhe dy vende arabe do t’i normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Unë mendoj se pas EBA-së, edhe dy vende të Gjirit do të arrijnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin në fund të vitit”, ka thënë ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen

Ministri izraelit i Inteligjencës, Eli Cohen, tha se pas Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), edhe dy vende të Gjirit do të arrijnë një marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin deri në fund të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë mendoj se pas EBA-së, edhe dy vende të Gjirit do të arrijnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin në fund të vitit”, ka thënë Cohen për Transmetuesin Publik të Izraelit KAN.

Duke mos dhënë detaje se për cilat vende bëhet fjalë, Cohen ka deklaruar se “është në interesin e përbashkët të Izraelit dhe vendeve myslimane në Afrikë dhe vendeve të Gjirit të krijojnë një front sigurie kundër Iranit”.

Mediat izraelite kanë raportuar shpesh se Bahreini dhe Omani do të arrijnë marrëveshje për të normalizuar marrëdhëniet me Tel Avivin sikurse EBA.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre”.

EBA u bë vendi i tretë arab që arriti marrëveshje normalizimi me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994.

Share This Article