Ministri Lleshaj: Goditje e fortë kundër krimit të organizuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri shqiptar i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti finalizimin nga ana e Policisë të operacionit “Rruga e Gabuar”, me anë të të cilit u arrestuan 32 shtetas dhe u godit një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve.

“Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, theksoi ministri i Brendshëm në reagimin e tij.

Policia e Shtetit bashkëpunoi në këtë operacion me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply