Ministri Mehaj: Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me një delegacion të Kosovë, të prirë nga presidentja, Vjosa Osmani po qëndrojnë në Kanada, ku janë takuar nga ministrja e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand.

Mehaj ka thënë se ministrja kanadeze e Mbrojtjes  ka premtuar se do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.

Mehaj ka shkruar në takimin bilateral të realizuar me këtë rast në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha vullnetin për inicimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona.

“Gjithashtu theksova interesin tonë për bashkë-zbarkim të trupave tona së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi ynë i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej. Në fund, ministren Anand e ftova për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ftesë të cilën ajo e pranoi me kënaqësi dhe u dakorduam që të zhvillohet në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Share This Article