Ministri polak: Trupat amerikane në Poloni, një garanci e rëndësishme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polonia mendon se ndërkohë që prania ushtarake amerikane në Gjermani forcon mbrojtjen europiane, trupat e vendosura më në lindje janë një garanci e rëndësishme kundër Rusisë, deklaroi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz.

“Prania e trupave amerikane në Poloni luan një rol shumë të rëndësishëm garantues, më të rëndësishëm se sa të njëjtat trupa që janë pozicionuar më në perëndim”, tha Czaputowicz.

Polonia pret që SHBA-ja të rrisë praninë ushtaraken në vend nga 4500 në 5500, në respektim të një deklarate të nënshkruar në qershor nga presidenti, Andrzej Duda dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Share This Article