Ministri serb: Norvegjia ka marrë vendim për mbylljen e ambasadës në Prishtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norvegjia ka vendosur të mbyllë ambasadën në Prishtinë. Lajmi është bërë me dije nga Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, i cili sqaroi se vendimin e mësoi pas një bisede të zhvilluar me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, Ivin Vad Peterson.

Duke folur për vendimin e Kryeministrit të Kosovës për shpalljen terroriste të dy organizatave, Daçiç tha se Kurti nuk ka koherencë në termat që përdor, teksa shtoi se “e vetmja konstante e tij është “përpjekja e përgjithshme” për ta shpallur tërë Serbinë dhe populli serb një komb gjenocidal, se ne jemi ata që kemi kryer krime dhe se duhet të paguajmë dëmshpërblime lufte”.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se organizatat si “Mbrojtja Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) janë terroriste.

Organizatat e shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës janë organizata që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky vendim merret duke u bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Share This Article