Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka pasur një takim të frytshëm.

Peleshi theksoi para mediave se Mehajt i ka uruar punë të mbarë, e po ashtu Qeverisë Kurti, transmeton Telegrafi.

“Jemi të gëzuar sa herë që vijmë në Kosovën, është vendi i vëllezërve tanë, i shqiptarëve. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e pakursyer e të gjitha proceseve integruese të Kosovës. Ne kemi përshkruar rrugën që Kosova synon, ne kemi ndarë eksperiencën drejt NATO-s”, tha ai.

Gjithashtu, ministri Peleshi foli edhe për “Defender Europe 2021” stërvitjen e NATO-s që është duke u zhvilluar në Durrës.

“Stërvitja Defender 2021. Shqipëria ka fatin të jetë mikpritëse, ku do të jenë 28 mijë trupa. Mijëra trupa amerikane dhe të NATO-së po stërviten së bashku me forcat e Shqipërisë, është mundësi e mirë të tregojmë aftësitë tona”, pohoi Peleshi.

Ministri u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me ministrin Mehaj sa i përket fushës së sigurisë. 

Share This Article