Ministri turk në Tiranë: Për 6 muaj dorëzojmë çelësat e 500 shtëpive të reja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit sot erdhi në Tiranë ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit turk Murat Kurum.

Gjatë një konference të përbashkët me ministrin Arben Ahmetaj, ai deklaroi se nëse projekti për ndërtimin e 500 banesave në Laç do të nisë në fund të muajit janar, atëherë brenda 6 muajve do u dorëzojnë të prekurve nga tërmeti çelësat e shtëpisë së re.

“1500 çadra i kemi vendosur në dispozicion të shtetit shqiptar. 500 banesat nëse i fillojmë në fund të janarit në përshtatje me kulturën tuaj të jetesës, duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve shqiptarë. Për sa i përket objekteve të tjera të shërbimeve do të bëjmë përpjekje ti plotësojmë kërkesat” tha ai.

Kurse Ahmetaj tha se puna për rindërtimin e 500 banesave ka filluar.

“Turqia ka marrë angazhimin për ndërtimin e 500 shtëpive në Laç, sikur jemi dakordësuar. Sot diskutuam në detaje për projektin, që shkon përtej ndërtimit të banesave për strehim, por merr formën e një poli të ri urban. Është një model i ri. Dua të ndaj disa detaje të projektit.

Puna për rindërtimin ka filluar, projekti mendohet 500 banesa për ata që humbën banesat për zonën e Thumanës dhe Laçit, shoqëruar me ambiente komercale dhe shkollën dhe ndërtesën e bashkisë së Thumanës. Konceptim urbanistik, që do i mbijetojë kohës. Procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë.

Do të ndjekim hapat dhe afatet që vendosëm me ministrin turk dhe stafin e tij” tha Ahmetaj.

Share This Article