Ministri turk: Turqia do të sundojë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, lidhur me konfliktin për çështjen e detit me Greqinë.

“Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë” tha më tej ai gjatë një aktiviteti në Ankara.

I konsideruar si një nga njerëzit më të besuar të presidentit Erdogan, ai shtoi se “Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh. Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme”, tha ministri i Brendshëm turk, raporton ABC News.

Ai zbuloi edhe misionin e Ankarasë. “Misioni i Turqisë është t’u japë një dorë vendeve që duan të heqin qafe “shtypjen e kapitalizmit të egër”. Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore” përfundoi ai.

Share This Article