Ministri venezuelian lidh trafikimin e drogës me “mafian shqiptare”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, ka deklaruar se disa nga rastet e fundit të trafikimit të drogës në vend lidhen me atë që ai e cilësoi si “mafie shqiptare që vepron nga Ekuadori”. Deklarata u bë pas një serie operacionesh antidrogë, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Cabello njoftoi se vetëm të martën autoritetet venezueliane konfiskuan 6,850.41 kilogramë drogë, duke e çuar totalin e sekuestrimeve në 7,148 kilogramë në 13 ditët e para të janarit. Ngarkesa përbëhej nga 14,199 pako marihuanë me peshë 6,758.66 kg dhe 81 pako kokainë, rreth 91.75 kg.

Sipas ministrit, operacione të tjera janë zhvilluar edhe në shtetin e Zulia-s, ku janë arrestuar disa persona në dy raste të ndara, të kapur me dhjetëra pako marihuanë. Ai pretendoi se personat e arrestuar në këto operacione kanë lidhje me rrjete kriminale shqiptare që veprojnë jashtë Venezuelës.

“Ky është një goditje e fortë ndaj narrativës se Venezuela lehtëson trafikimin e drogës. Asnjë ngarkesë që mund të ndalohet nuk do të kalojë nëpër territorin tonë,” deklaroi Cabello, duke theksuar se autoritetet janë të angazhuara në atë që e quajti një “luftë të vërtetë kundër trafikut të drogës”.

Share This Article