Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Pas takimit, Osmani dhe Wadephul kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.
Osmani deklaroi se Republika e Gjermanisë ka qenë dhe do të mbetet aleat tradicional i Kosovës.
“Ka qëndruar me ne në momentet më të vështira të Kosovës. Populli i Kosovës e sheh Gjermaninë si mikun më të afërt dhe aleatin më të besueshëm. Qindra mijëra shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani, dhe ne jemi krenar për integrimin e tyre shembullor. Ne e vlerësojmë miqësinë me Gjermaninë, dhe jemi të gatshëm për ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme”, theksoi Osmani.
Ndërsa, ministri gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se është mirë që Kosova qëndron në anën e tyre.
“Është mirë që Kosova është në anën tonë, ne të gjithë qofshim në BE apo jo, duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë se destabilizimi, dezinformimi, manipulimi, nuk kanë vend në kontinentin tonë .Përpjekjeve për destabilizim, iu përgjigjemi me një Evropë të bashkuar”, tha Wadephul.
Ai shtoi tutje se zhvillimi i Kosovës është dëshmi e suksesit, duke shtuar tutje se “shpreson që sa më shpejtë të ketë një qeveri”.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/1513921679915054




