Ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se tërheqja ruse nga qyteti ukrainas Lyman, ka shkaktuar një “lloj pengese të rëndësishme politike”.
Në raportimin më të fundit mbi gjendjen në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar se forcat ruse “kanë pasur humbje të mëdha” derisa është tërhequr, duke shtuar se kjo lëvizje çoi te rritja e tensioneve dhe nxitjen e kritikave të zyrtarëve të lartë ndaj menaxhmentit të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.
Ky qytetet në aspektin operacional është shumë i rëndësishëm për shkak të pozitës në rajonin e Donetskut në lindje të Ukrainë, për të cilin Rusia tha se “mëton ta çlirojë” pasi Vladimir Putin e aneksoi njëanshëm të premten.
Në anën tjetër, Kremlini ka njoftuar se trupat e saj janë tërhequr nga ky qytet, për shkak të rrezikut se mund të rrethoheshin nga forcat ukrainase.