Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia ka përdorur në Ukrainë dronët e prodhuar në Iran

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket zhvillimeve në Ukrainë.

Në raportin e fundit thuhet se Rusia për herë të parë ka përdorur dronët e prodhuar në Iran, gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë.

Ndërkaq një ditë më parë, Kievi bëri të ditur se ka rrëzuar një fluturake pa pilot të quajtur Shahed-136.

Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, këta dronë janë prodhuar si armë “për sulme njëpërdorimëshe”.

Dronë të tillë janë përdorur edhe në Lindjen e Mesme. E rrëzimi i një të tillë nga forcat ukrainase, është treguesi më i mirë se Rusia po i përdor dronët si armë taktiko-strategjike.

Qëllimi i tyre është bombardimi i caqeve ushtarake thellë në territorin e Ukrainës.

Share This Article