Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – Komandat Shqiponjës, është i padisponueshëm për organet e rendit.
Ministria e Brendshme ka lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të.
Limani, i cili vrau komandantin Shqiponja në vitin 2017, në një seancë gjyqësore në Kumanovë është dënuar me 7 vjet burg dhe 3 muaj burg, si dhe 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje.
Në të njëjtin rast gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg edhe Amir Latifin, personin që ka lënduar Gani Demirin dhe Shefki Rexhepin.