MINISTRIA E DREJTËSISË DHE AMBASADA BRITANIKE NËNSHKRUAJNË MARRËVESHJE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Drejtësisë dhe Ambasada Britanike, kanë nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi për të vazhduar ofrimin e mbështetjes për ministrinë, përmes angazhimit të ekspertëve vendorë ligjorë, përcjell Insajderi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit, zëvendës sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, e falënderoi Ambasadën për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë.

Kryesuesja e Sundimit të Ligjit dhe Sigurisë Ndërkombëtare në Ambasadën Britanike, Jennifer Blakeney, tha se kjo do t’i mundësojë Britanisë që të vazhdojë të ofrojë mbështetje përmes ekspertëve ligjorë për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për t’i ndihmuar qeverisë për të arritur prioritetet e saj në sundimin e ligjit.

“Ekspertët ligjorë do të vazhdojnë të mbështesin MD-në në finalizimin e rishikimit runksional, në hartim të legjislacionit si dhe në avancimin e prioriteteve të tjera të Ambasadës Britanike”, ka thënë ajo.

Share This Article