Ministria e Financave/ Ibrahimaj: Kush ka të ardhura 130 euro në muaj, nuk quhet i varfër!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas përllogaritjeve të bëra nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj një qytetari shqiptar i duhen të ardhura mujore jo më shumë se 130-140 euro për të mbijetuar.

 “Ne kemi një përllogaritje të familjes mestare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mestare që është 3.5 persona. Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër qytetarët kanë paralajmëruar një tjetër protest para kryeministrisë ditën e shtunë, pasi shprehen se kostoja e jetesës në Shqipëri është shumë e lartë krahasur me rrogat dhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve të shportës.

Share This Article