ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur 3 minutes ago
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim 2 hours ago
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion 3 hours ago
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar 4 hours ago
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ministria e Jashtme e Greqisë: S’e njohim Kosovën, ky pozicion mbetet i pandryshueshëm

albnews by albnews
1 June, 2021
in Kosova
0
Ministria e Jashtme e Greqisë: S’e njohim Kosovën, ky pozicion mbetet i pandryshueshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe tregtisë në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe vizita që kryediplomati grek, Nikos Dendias, pritet të realizojë në Prishtinë gjatë këtij muaji kanë shqetësuar Beogradin dhe shefin e shtetit serb, Aleksander Vuçiq, meqë lëvizje të tilla i shohin si hapa drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë pavarësisht gjithë bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Athinës, pozicioni i Greqisë për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshueshëm. Kështu i është thënë Gazetës Express përmes një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

RelatedPosts

Presidentja Vjosa Osmani dekreton 28 dhjetorin si data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë

Presidentja Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, publikohet dekreti

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

“Siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshueshëm”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Gazetën Express.

Por pavarësisht kësaj, thonë se qëndrimi i Greqisë karshi Kosovës ka qenë konstruktiv, duke përmendur bashkëpunimet e deritashme në fushën e zhvillimit ekonomik dhe përkrahjen e Kosovës në fusha të ndryshme.

“Njëkohësisht, është po aq e ditur se Greqia ka ndjekur një qasje konstruktive ndaj Prishtinës, duke qenë vend pritës i një “Zyre të Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë” që nga viti 2019 dhe punon me Kosovën për shtimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Në këtë frymë, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe lehtësimit të funksionimit të Zyrës, pa i përfshirë aspektet e lidhura me statusin, kjo zyrë është riemërtuar “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”. Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, z.Dendias, bëri një vizitë në Prishtinë tetorin e kaluar, duke i dhënë shtytje bashkëpunimit dypalësh, duke e vënë theksin në fushën ekonomike, përfshirë tregtinë dhe energjinë”, thuhet në përgjigje.

“Me qëllim të shtimit të mëtejmë të bashkëpunimit, ishin vendosur pikat e kontaktit, më saktësisht zëvendësministri Fragoyannis dhe homologu i tij në atë kohë, zëvendësministri Brajshori, të cilët zhvilluan një telekonferencë. Si hap vijues, Forumi i Katërt Biznesor Greqi – Kosovë u mbajt më 20 prill në mënyrë virtuale për shkak të krizës shëndetësore”, theksohet tutje.

Nga MPJ e Greqisë kanë përmendur edhe vizitën që kryediplomati grek Dendias pritet të realizojë gjatë këtij muaji në Kosovë, duke sqaruar se ndërlidhet me krijimin e institucioneve të reja në Prishtinë.

“Siç e dini, ministri Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit, pas formimit të qeverisë së re”, theksohet në përgjigje.

Gjithashtu nga Athina thonë se përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe përmendin faktin që në kuadër të KFOR-it në Kosovë ka edhe ushtarë grek.

“Me këtë rast, dëshiroj të rikujtoj që Greqia është duke e përkrahur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe në këtë kontekst është gjithashtu duke e përkrahur liberalizimin e vizave. Greqia është gjithashtu duke kontribuar me një numër të konsiderueshëm të Forcave Helene në KFOR”, kanë potencuar nga MPJ.

Përveç tjerash, në përgjigje kanë përmendur edhe përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe se mbështetjen për dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Si anëtare e vjetër e BE-së (1981) dhe e NATO-s (1952), Greqia e ushtron konsolidimin e paqes, demokracisë dhe stabilibitetit, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik si dhe sundimit të ligjit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes krijimit të raporteve të fqinjësisë së mirë dhe respektimit të parimeve themelore të ligjit ndërkombëtar. Në këtë sfond, Greqia ka qenë përkrahëse e fuqishme e perspektivës evropiane për të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Prishtinën, si dhe përkrahëse e dialogut Beograd – Prishtinë, të lehtësuar nga BE-ja”, kanë thënë për Gazetën Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqsië.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

Përvjetori i masakrës së Mekës, pushtimi i Xhamisë së Madhe dhe rrethimi 15-ditor me qindra të vdekur

20 November, 2025
U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

U diskrimunua për lidhjen me një person me ngjyrë, ish-policja shqiptare në SHBA fiton 1 milion dollarë dëmshpërblim

20 November, 2025
Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

Reuters: Gjykata shqiptare shkarkon zëvendësen e kryeministrit Rama për akuza për korrupsion

20 November, 2025
Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

Masa ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK del me njoftim zyrtar

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result