Ministria e Jashtme e Kosovës: Izraeli ka të drejtë të mbrojtë popullin kundër raketave të Hamasit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, kësisoj numri i viktimave po vazhdon të rritet.

Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë e dhjetra shteteve vendeve të tjera iu është bashkuar edhe Kosova duke i dalë në mbrojtje Izraelit.

Ministria e Jashtme përmes një postimi në Twitter, ka thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.

“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie.

Kujtojmë që luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit.

Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit.

Share This Article