Ministria e Jashtme e Kosovës: Qytetarët të shmangin kalimin në Serbi! Kemi marrë raportimi për arrestime nga autoritetet serbe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Jashtme e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin në Serbi. Në një postim në Facebook, Ministria shkruan se ka marrë raportime për arrestime të qytetarëve të Kosovës nga autoritete serbe përgjatë kalimit të tyre, ndërsa thekson se heton nga afër rastet.

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.  MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd. Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar, ku protestuesit serbë janë ngritur në protesta duke kërkuar largimin nga ndërtesat e komunave të kryetarëve shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit. Protestat kanë qenë të dhunshme, ku ka patur përplasje të protestuesve me policinë. Situata e krijuar ka marrë edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, ndërsa ishte edhe tema kryesore e diskutimeve në samitin e Komitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Share This Article